E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Do të ndryshojmë Kodin Penal

• Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, mori pjesë dje në aktivitetin "Dita Kundër Dhunës në Familje", që u zhvillua në Korçë, në mjediset e universitetit të këtij qyteti "Fan S. Noli".Audienca e këtij leksioni ishin pedagogë dhe studentë të Universitetit të Korçës, përfaqësues të shoqërisë civile, veprimtarë të luftës kundër dhunës në familje. Në fjalën e saj kryeparlamentarja theksoi, se "do të ndërhyjë në ndryshimin e Kodit Penal për rritjen e masës ndëshkimore të atyre personave që ushtrojnë dhunë në familje". "Në 2006-ën kemi kaluar ligjin Kundër Dhunës në Familje, i cili jam e bindur se ka nevojë për ndërhyrje. Ministria përkatëse e linjës duhet të punojë për këtë qëllim. Ne do të punojmë që sipas sugjerimit të kryeministrit, Parlamenti të ndërhyjë në Kodin Penal, me qëllim që krimi në familje të marrë dënimin maksimal", theksoi Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›