Projekt për blerjen e bonove
• Përfaqësuesit e bankës gjermane "Deutch Bank" i kanë paraqitur dje kryeministrit Berisha projektin për blerjen e bonove të thesarit me afat maturimi 10 vjeçar.Ndërkohë, "Deutch Bank" nisur nga eksperienca e investimit në hidrocentralin e Kalivaçit, ka bërë një plan të gjërë investimesh në Shqipëri. Krahas projektit për të investuar në kaskadën e Vjosës, "Deutch Bank" i paraqiti Kryeministrit edhe planin e investimeve në portin e Durrësit. Në projektin e "Deutch Bank" përfshihet zgjerimi dhe përmirësimi i kapaciteteve të këtij porti. Ndërkaq një tjetër sektor me interes për "Deutch Bank" është dhe sektori i minierave të shfrytëzimit të kromit, bakrit dhe hekur nikelit. Planet e "Deutch Bank" në energjetikë zgjerohen me prezantimin e një projekti për përdorimin e erës si burim energjie. "Deutch Bank" u interesua edhe për projekte të përpunimit të mbetjeve të ngurta për përftimin më pas të energjisë.