Topalli: "Dosjet", permiresimi dhe me opoziten
Ligji "Per pastertine e figurave te zyrtareve te larte te shtetit", i njohur si ligji i dosjeve, pritet te ndryshoje. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, la te hapur dje mundesine e ndryshimit te ketij ligji, pas dhenies se mendimit nga ana e Komisionit te Venecias, i cili u shpreh se ligji eshte antikushtetues. "Ne respektojme vendimet e gjykatave, vendime te tilla te gjitha respektohen. Detyra e parlamentareve eshte per te pare se cfare hapesirash ka per mundesimin e kompromiseve me te gjera, per te respektuar te tilla vendime",-tha Topalli. Me nje qendrim te tille, kryetarja e Kuvendit pranoi se eshte e gatshme qe te riktheje per permiresime ne Kuvend, ligjin e miratuar ne fund te vitit qe shkoi. Ne kete kuader, ajo kerkoi edhe prezencen e opozites ne salle, duke e ftuar per te marre pjese ne diskutimet dhe permiresimet e ketij ligji. Sipas Topallit, diskutimi i nje ligji kaq te rendesishem, sic eshte ai per hapjen e dosjeve te te gjithe ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, kerkon nje vote me te gjere, kerkon pranine e opozites ne Parlament. Zbatimi i ketij ligji, i cili u miratua ne fund te vitit qe shkoi, u pezullua nga Gjykata Kushtetuese, deri ne marrjen e mendimit nga Komisionit te Venecias per te. Vetem pak dite me pare, ky komision dha mendimin e tij mbi ligjin e votuar nga Kuvendi, duke e cilesuar ate antikushtetues ne disa pika. Komisioni i Venecias, sugjeron permiresimin e ligjit ne baze te Kushtetutes se vendit. Per rrjedhoje, Kuvendi pritet te riktheje per rishqyrtim ligjin e miratuar bujshem me pare, per permiresimin e tij. R. R.