"Te impresionuar nga progresi ne keto 5 vjet"
Kanadaja eshte e gatshme qe te ndihmoje Shqiperine, ne te gjithe ata sektore qe bejne pjese ne procesin e integrimit evropian. Kete ia premtoi dje kryeministrit Sali Berisha, Kryetari i Senatit te Kanadase, Noel Kinsela. "Eshte impresionuese ajo qe ka arritur Shqiperia, nen lidershipin e kryeministrit Berisha vetem brenda 5 viteve. Kjo inkurajon se tepermi zhvillimin e marredhenieve ne te gjitha fushat, te cilat bazohen ne themele te forta te miqesise mes dy vendeve",-tha Kinsela. Nga ana e tij, kryeministri Berisha, u shpreh se projekti i dyte madhor per shqiptaret pas NATO-s, eshte anetaresimi ne Bashkimin Evropian dhe sipas tij, qeveria shqiptare, po punon per te implementuar te gjitha standardet dhe reformat ne kete drejtim. Kryeministri, i shprehu mirenjohjen e tij dhe te qeverise shqiptare, per mbeshtetjen qe Kanadaja i ka dhene Shqiperise ne te gjitha proceset e zhvillimet dhe integrimit, vecanerisht per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. "Ne jemi te vendosur per te forcuar dhe per te cuar me tej marredheniet shume te mira mes Shqiperise dhe Kanadase, ne te gjitha fushat e bashkepunimit", u shpreh kryeministri Berisha. Kinsella falenderoi Kryeministrin Berisha per mikpritjen, si dhe i percolli ne nisje te bisedes, nje mesazh te vecante nga Kryeministri kanadez, zoti Stephen Harper, bashke me pershendetjet e tij me te perzemerta. Kinsella u shpreh mjaft i kenaqur qe marredheniet shume te mira politike mes dy vendeve, jane shtrire edhe ne nje bashkepunim te frytshem ekonomik, gjithnje ne rritje dhe se disa kompani te medha kanadeze, tashme po punojne me sukses ne Shqiperi.