E Hënë, 2 Nëntor 2026

PS: Berisha ka vetëm një zgjidhje me kosto të ulët, të hapë kutitë

TIRANE - Partia Socialiste vazhdon t'i bëjë thirrje Berishës të hapë kutitë dhe të lërë justifikimet për shpenzimet stratosferike për teka personale.

Zëdhënësja e PS-së, u shpreh sot se "Sali Berisha të mos dalë e të japë justifikime të kota për shpenzimet stratosferike të antimitingut të 8 dhjetorit, pasi tashmë të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se ky njeri harxhoi plot 4 milionë euro, ose më saktë 2 milion euro në orë, nga taksat e shqiptarëve, për të plotësuar tekat e tij individuale".


Sipas saj, ekonomia shqiptare po kalon një moment të vështirë krize, çmimet po rriten e arka e shtetit po zbrazet. "Sali Berishës i ka mbetur vetëm një zgjidhje, e cila është me kosto të ulët për të dhe për të gjithë Shqipërinë:Të hapë kutitë, ose përndryshe, të largohet", u shpreh Imeraj.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›