E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Gati t’i japim eksperiencën tonë Kosovës

• Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha dje në një konferencë për shtyp se Parlamenti ynë është gati t’i japë eksperiencën e tij Parlamentit kosovar.Sipas Topallit “Do të ketë shkëmbime midis komisioneve parlamentare, dhe natyrisht nëse do të kërkohet, e gjithë eksperienca dhe kapacitetet tona administrative dhe njerëzore do të jenë në mbështetje të Kuvendit të Kosovës, në rrugën dhe procesin e integrimit”. Gjatë mbrëmjes së djeshme kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka pasur një takim edhe me ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha. Kreu i diplomacisë shqiptare e garantoi Krasniqin se Tirana do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për konsolidimin e shtetit të ri të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai konfirmoi mbështetjen e plotë për Parlamentin dhe institucionet e tjera të Kosovës, si dhe shprehu bindjen se Kuvendi i Kosovës do të jetë në krye të proceseve të rëndësishme demokratike, në miratimin e Kushtetutës se Re të Kosovës dhe të paketës së ligjeve, në zbatim të Planit Ahtisaari, ç’ka do ta bëjë më të shkurtër rrugën e Kosovës drejt Evropës. Duke u ndalur në situatën e sigurisë në Kosovës, bashkëbiseduesit theksuan se, pavarësisht nga protestat dhe disa incidente në veri, ajo paraqitet e qetë dhe e qëndrueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›