E Diel, 1 Nëntor 2026

Simbolika e flamurit të Kosovës...a mund të vazhdojë ndarja në Ballkan?

• Një debat interesant po zhvillohet në kafenetë e Kosovës. Çështja ka të bëjë me gjashtë yjet në krye të flamurit.Zyrtarisht ato përfaqësojnë gjashtë grupet etnike në Kosovë. Por disa dyshojnë se ato përfaqësojnë në fakt gjashtë zonat ku jetojnë shqiptarët në Ballkan dhe nacionalistët do ta përkthenin me kënaqësi si hapat e parë të formimit të Shqipërisë së madhe. Këto gjashtë rajone janë: Kosova, Shqipëria, pjesa perëndimore e Maqedonisë, pjesë të Malit të Zi, lugina e Preshevës në jug të Serbisë dhe pjesë të veriut të Greqisë. E vërteta në fakt është se kur zyrtarët e Bashkimit Evropian panë versionin origjinal të flamurit të Kosovës, me 12 yje, si flamuri që përfaqësonin Unionin, ata kërkuan një ndryshim dhe kështu liderët kosovarë thjesht përgjysmuan numrin. Pas kësaj ngrihet pyetja: A është pavarësia e Kosovës fundi i shpërbërjes së ish–Jugosllavisë apo duhet të vazhdojë? Përzierje etnike Disa rajone të vijnë në mendje. Së pari janë zonat serbe në veri të Kosovës, të cilat “de facto” janë pjesë e Serbisë ku banojnë më shumë se 40 000 njerëz. Disa kosovarë nuk mendojnë se do të ishte një lëvizje e keqe sikur pjesa serbe e Mitrovicës t’i lihej Serbisë, por vetëm në rast se Serbia e shkëmbente atë me zona në jug të saj, përfshirë Luginën e Preshevës, ku jetojnë 60 000 shqiptarë etnikë. Serbia e ka refuzuar gjithmonë këtë ide, pjesërisht sepse rruga kryesore veri-jug e saj dhe linja hekurudhore kalojnë në këtë zonë. Një territor tjetër i banuar më së shumti nga shqiptarët është perëndimi i Maqedonisë, një tokë harkore e cila kufizohet me Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë. Një e katërta e popullsisë së Maqedonisë janë shqiptarë dhe ata kanë lidhje të forta me Kosovën. Në verilindje të Kosovës është Sanxhaku, një zonë e ndarë mes Serbisë dhe Malit të Zi me një popullsi të konsiderueshme myslimane sllave me lidhje të ngushta me Bosnjën. Në pjesën serbe të Sanxhakut, myslimanët janë në maxhorancë, por ata kthehen në minoritet në pjesën e Malit të Zi. Fund shpërbërjes? Vetë Bosnja është e përbërë nga dy etni: Një serbe e quajtur Republika Srpska (RS) dhe një boshnjake Federata Bosnjë-Kroate. Liderët serbë të Bosnjës kanë kërcënuar shpesh se do të kërkojnë të drejtën për t’u ndarë nëse Kosova bëhet e pavarur. Ndërsa brenda vetë Serbisë një minoritet tjetër për t’u marrë në konsideratë, përveç romëve, janë hungarezët, të cilët jetojnë në Vojvodinë në veri dhe ndonjëherë ngrenë çështjen e autonomisë për trevat e tyre. Në fakt, me gjithë shqetësimet e mëdha të të gjithëve, mund të jetë e vërtetë që të paktën për një të ardhme të afërt, procesi i shpërbërjes të ketë ndaluar. Vetë Serbia tashmë po i drejtohet një periudhe izolimi, pasi edhe procesi i anëtarësimit të saj në BE ka ndaluar. Për këtë, liderët e RS, që gjithmonë kërkojnë të përdorin Kosovën për betejat e tyre në përpjekje të frenimit të stabilizimit të Bosnjës, në mënyrë retorike mund të mos bëjnë asgjë. Ata mund të llogarisin që prosperiteti i votave të tyre i shërben më mirë brenda Bosnjës, sesa i ndërthurur në një Serbi të izoluar, në të cilën ata, si liderë, nuk do të përfilleshin fare. Njëlloj kështu edhe në Maqedoni, shqiptarët do të zgjidhin mirë duke u bërë pjesë e një vendi i cili do të anëtarësohet në BE, dhe nuk do të rrezikonin të hapnin konflikte të reja ballkanike thjesht për t’u bashkuar me Kosovën. Përveç kësaj, një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve jetojnë në Shkup dhe ideja e ndarjes së këtij qyteti në mënyrë të paevitueshme ngjall kujtimet e rrethimit të Sarajevës, mes viteve 1992-‘95. Kurrë mosthuaj kurrë Ndërkohë në Luginën e Preshevës, të cilët kosovarët e quajnë “Kosova Lindore”, duket se njerëzit tashmë i janë dorëzuar idesë së jetesës brenda Serbisë. Megjithatë besohet se ndarja “de facto” e Kosovës mes zonave shqiptare dhe serbe, kryesisht në veri, do të legalizohet dhe atëherë do të ishte e papërfytyrueshme për ta të qëndronin brenda Serbisë. Kosova po njihet brenda kufijve të saj jo vetëm si provincë serbe, por si etni me të drejtën e saj në Jugosllavinë e vjetër. Shqiptarët e Kosovës argumentojnë se ata nuk ishin një republikë si Kroacia apo Sllovenia që të ndaheshin në atë mënyrë, vetëm se kur u shkrua Kushtetuta e fundit jugosllave në 1974, ata ishin pjesa e vetme e këtij shteti që askush nuk do ta imagjinonte të shkëputej. Dhe për këtë arsye, kurrë nuk duhet thënë kurrë në politikë. Marrë nga Tim Judah. BBC

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›