E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani titullar në humbjen me Napolin

• Sulmuesi i Përfaqësueses së Shqipërisë, Erion Bogdani, është ndëshkuar me karton të verdhë në humbjen e skuadrës së tij, Livorno, në shtëpi nga Napoli me shifrat 2:1.Ndeshja e luajtur të dielën i takonte javës së 24-t të kampionatit italian Serie A. 31-vjeçari Bogdani luajti tërë ndeshjen, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 15-të për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër. Ai pati disa raste, por nuk arriti të shënonte. Pas kësaj humbjeje, Livorno ka rënë në vendin e 16-të me 23 pikë të grumbulluara. Igli Tare u aktivizua dy minutat e fundit te ndeshjes Kaljari-Lacio ku kjo e fundit humbi me rezultatin 1-0.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›