“SHBA, anuloni njohjen e Kosovës”
• Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të anulojnë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.Koshtunica komenton se ky hap do ta bënte SHBA-në të vendoste sërish sundimin e normave të së drejtës ndërkombëtare. “Shtetet e Bashkuara duhet të anulojnë vendimin e pranimit të shtetit të rrejshëm në territorin e Serbisë, duke mundësuar kështu që Këshilli i Sigurimit të vërtetojë vlefshmërinë e Rezolutës 1244, e cila garanton sovranitetin dhe integritetin e Serbisë”, tha Koshtunica duke kërcënuar se “Në të kundërt një politikë e vazhdueshme force do të ndikonte vetëm në thellimin e krizës dhe do të minonte themelet e të gjithë botës duke shkatërruar paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkan”. Kosova ka deklaruar pavarësinë më 17 shkurt dhe është njohur nga Shtetet e Bashkuara, pjesa më madhe e Bashkimit Evropian, konfederata e 57 vendeve islamike, Australia, vende në Azi dhe Afrikë. E megjithatë Serbia nuk i dorëzohet idesë se Kosova do të jetë përsëri serbe. Të enjten në Beograd shpërtheu një protestë, e cila u kthye në dhunë masive kundër institucioneve perëndimore që përfaqësonin vendet të cilat e kishin njohur pavarësinë e Kosovës. Ambasada amerikane pothuajse u shkatërrua dhe sulme të tjera u kryen në ambasadën gjermane, kroate... etj. Koshtunica, i cili ishte nismëtari i këtyre protestave të dhunshme, komentoi se e gjitha situata tregonte ndjenjat e popullit serb port humbjen e Kosovës. Gjatë fjalimit të djeshëm ai i shprehu falënderimit të gjitha vendeve që nuk e kishin njohur pavarësinë e Kosovës. “Të gjitha këto vende në këtë mënyrë kanë mbrojtur paqen, stabilitetin dhe lirinë, si vlerat më të larta të botës moderne”, tha ai.Vizita e rusëve Ambasada ruse në Beograd ka njoftuar mbi vizitën e ardhshme të zëvendës kryeministrit, Dimitri Medvedev në Beograd të hënën, një javë pasi Kosova shpalli pavarësinë. Medvedev, i cili komentohet si personi që do të pasojë presidentin aktual Putin si president i Rusisë në zgjedhjet e 2 prillit, do të shoqërohet nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Rusia është vendi i vetëm, veç Serbisë, që ka kundërshtuar me forcë pavarësinë e Kosovës.John McCain: Rusia nxit nacionalizmin në SerbiSenatori John McCain, kandidati republikan në SHBA për presidencën ka akuzuar Rusinë për krijimin e kushteve nacionaliste në Serbi. “Për fat të keq, Rusia, vendi i cili mund të kontribuojë në krijimin e një fryme paqësore në këtë vend ka preferuar të nxisë nacionalizmin në Serbi”, tha John McCain në një mesazh mbi incidentet e fundit në Beograd dhe sulmet në ambasadën amerikane. Megjithatë senatori tha se shpreson që Moska të tregohet e zgjuar dhe të punojë me ta për të vendosur paqen stabilitetin dhe prosperitetin në rajon. Jeremiç, keqardhje për aktet e dhunshme Sulmet kundër ambasadave perëndimore në Beograd për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës sollën kritika të ashpra ndërkombëtare kundër Serbisë. Veç të tjerave u sulmua edhe ambasada gjermane. Përballë stacionit televiziv CNN, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç shprehu keqardhje për ato që ndodhën. “Qeveria serbe bëri sa mundi. Organizmat qeveritare serbe, në veçanti policia, vepruan shumë shpejt. Këto akte janë tepër për të ardhur keq dhe unë mund t’i siguroj qeveritë e huaja dhe botën se kjo nuk do të ndodhë më në të ardhmen”, tha ai.