Kuqi fyen tifozët, nxirret në shitje
• Sulmuesi kosovar i Kristal Palasit, Shefki Kuqi, papritmas është nxjerrë në shitje nga trajneri Neil Varnok.Në ndeshjen kundër Volferhemptonit ku skuadra e shqiptarit humbi 2-0, Kuqi po përgatitej ta zëvendëoshej në minutën e 70-të, por tifozët nisën ta fishkëllenin të pakënaqur me kontributin e tij. Pas kësaj, Kuqi ua tregoi gishtin atyre dhe më pas filloi ti ofendonte edhe me gjeste të tjera. “Unë do ta gjobis atë me pagën e dy javëve, si dhe do të kërkoj që ta nxjerrin në shitje. Nuk toleroj gjëra të tilla në skuadër. Nuk i ka hije askujt të bëjë gjeste të pahijshme në drejtim të tifozëve. Është e rëndë edhe pse ai është provokuar nga tifozët”, ka thënë Varnok.