E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD pezullon gjyqtarin që mori ryshfet

Gjate nje mbledhje te KLD Peshkopi, 24 Tetor, 11:44, NOA - Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka pezulluar nga detyra gjyqtarin, Vesel Bako, duke hequr dhe imunitetin e tij. Gjyqtari është filmuar duke marrë ryshfet. Ka qenë Kryetari i Gjykatës së Matit që dorëzoi pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë një kasetë filmike ku gjyqtari Vesel Bako është filmuar duke marrë ryshfet. Mbledhja që po drejtohet nga Presidenti Bamir Topi, po mbahet në Pallatin e Kulturës në Peshkopi. Gjatë kësaj mbledhje të shqyrtohen procedimet ndaj 2 gjyqtarëve Murat Lleshi nga gjykata e Matit dhe Mirela Mishgjoni nga gjykata e Vlorës. Këshilli i Lartë i Drejtësisë po shqyrton 12 proçedime për gjyqtarët ku në listë janë dhe emrat e tre gjyqtarëve të apelit të Durrësit Ylli Minka, Naum Paja dhe Shaqir Gradica që akuzohen se favorizuan Delijorgjin në 2007-ën. c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›