Ligji i ri, ish-pronarët, kompensim 3 muaj pas legalizimit të ndërtimeve
Republikanët i propozojnë PD-së ndryshime në ligjin e legalizimeve. Madhi: ”Parimisht kemi rënë dakord, po bisedojmë ndryshimet përkatëse”
Erald Kapri
Ligji i legalizimeve për ndërtimet informale, i cili u kthye mbrapsht në Kuvend nga presidenti Topi, do të ketë ndryshime. Arian Madhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Republikane, duke folur për gazetën “Albania” u shpreh se kanë nisur bisedimet me Partinë Demokratike në lidhje me reflektimet përkatëse në ligjin e legalizimeve. Madhi u shpreh se i është propozuar Grupit Parlamentar të PD-së se në ligj të përcaktohet një afat konkret se kur do të dëmshpërblehen ish-pronarët e tokave në ndërtimet informale. “Kemi propozuar konkretisht që në momentin kur të jepen lejet e legalizimit për një subjekt, jo më vonë se tre muaj kohë, të jepet edhe dëmshpërblimi përkatës për subjektin e shpronësuar që ka tokën në ndërtimin informal”, - tha Madhi.
Bisedimet
Kreu i republikanëve tha më tej se ditën e djeshme kishte pasur një takim me kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, të cilit ia paraqitën edhe ndryshimet përkatës. “Në takimin e djeshëm diskutuam për ndryshimet në ligjin e legalizimit dhe parimisht Partia Demokratike besojmë se do të jetë dakord. Po diskutojmë konkretisht për ndryshimet teknike në ligj”, - tha Madhi. Kreu parlamentar i republikanëve tha më tej se ky afat është i nevojshme për t’u respektuar duke parë që në ligjin e mëparshëm ai ishte i paqartë. “Ne kërkojmë që krahas legalizimit të ndërtimeve informale, të respektohen edhe ish-pronarët si pjesë e ligjit në këtë proces”, - u shpreh më tej Madhi. Gjithsesi, do të priten ditët në vijim për të parë reflektimet në këtë ligj tepër të debatuar. Miratimi i tij hapi disa debate, të cilat pritet të ridiskutohen dhe të përcaktohen edhe ndryshimet në të.
Reflektimet
Partia Republikane kundërshtoi hapur miratimin e ndryshimeve në ligjin e legalizimeve, të cilat u miratuan në Kuvend me një minimum votash, vetëm 52 vota pro. Protesta e republikanëve u dëgjua nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili riktheu në Kuvend ligjin. Rikthimi në Kuvend u cilësua i drejtë edhe nga opozita, e cila e ka kundërshtuar këtë ligj. Pak ditë më parë kryeministri Berisha u shpreh se dekreti i presidentit do të shqyrtohet, ku do të merren parasysh të gjitha sugjerimet. “Natyrisht, si në çdo rast, do të ketë negociata intensive para se dekreti të shkojë në Kuvend. Kjo është një praktikë e ndjekur në mënyrë të vazhdueshme. As ky dekret nuk mund të dalë jashtë kësaj praktike. Unë dua t’ju siguroj se do të merret për bazë çdo gjë thelbësore, pra jo vetëm sugjerimet e presidentit, por edhe të atyre me të cilët do të negociohet. Unë e konsideroj këtë një proces normal”, - tha Berisha. Tashmë pritet që ligji të diskutohet në komisionet e posaçme parlamentare, ku pritet të bëhen publike ndryshimet që kanë vendosur palët me njëra-tjetrën. Votimi në Kuvend i Dekretit të Presidentit duhet të ketë një numër votosh jo më të vogël se 71 vota pro.
10 Maj 2008