Imami: Nuk i kemi shitur armë Libisë. Një vend fqinj ka dëmtuar tregtinë e armëve tona
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, deklaron se Shqipëria nuk ka shitur arme ne drejtim te Libisë, por vetëm ne tregjet e lejuara dhe jashtë embargos ndërkombëtare.
Sipas Arben Imamit, kjo tregti është dëmtuar nga një vend fqinj i yni, por ka bere kujdes te mos ia përmendë emrin, përmes insinuatave ku përfshihej edhe cilësia e armatimeve. Ne analizën vjetore te punës se Ministrisë se Mbrojtjes, zoti Imami tha se demontimi mbyllet ne 2 vitet e ardhshme, pasi kane mbetur vetëm 38 mije ton municione. Ministri pranoi se 800 ushtarake do te lëne detyrën për shkak te reformës strukturale qe do te pësojnë forcat e armatosura. I pyetur nga “Vizion Plus” për shkarkimin nga detyra pak dite me pare te disa oficereve te larte, zoti Imami sqaroi se kjo nuk ishte reforme. Anëtaret e opozitës ne komisionin parlamentar te sigurisë e kane komentuar si te dyshimte dhe ne mungese te thelle transparence lirimin e ish-gjeneralit Malaj dhe drejtuesve te larte te Shtabit te Përgjithshëm./Vizion plus