E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Kërkohet një opozitë e përgjegjshme



Kryetarja e Kuvendit takoi dje Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci. Kryetarja e Kuvendit: "Ky është viti i integrimit të shqiptarëve". Gjatë bisedës mes tyre, e cila u përqendrua edhe në situatën politike në Shqipëri, kryeparlamentarja theksoi se "një opozitë e përgjegjshme është një garanci për qeverisje të mirë, në shërbim të interesave publike". Dy kolegët ndanë mendimin se "detyra e minorancës është të bëjë opozitë ndaj pushtetit, e jo opozitë kundër shtetit". Gjatë bisedës kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, shprehu mirënjohjen dhe falënderimet për angazhimin e jashtëzakonshëm të diplomacisë parlamentare dhe kryetares së Kuvendit, në mbështetje të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare. "Falënderojmë Shqipërinë, Parlamentin dhe të gjitha institucionet për mbështetjen që na kanë dhënë dhe që ne e dëshirojmë në vijimësi, për procesin shtetëformues të Kosovës, pasi ende ky vend ka mungesa në kapacitetet institucionale", u shpreh Daci. Kryetarja e Kuvendit falënderoi zotin Daci për vizitën në Kuvendin e Shqipërisë dhe vlerësoi arritjet që Kosova po shënon në ngritjen e institucioneve demokratike dhe ligjore të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›