Gjiknuri: KQZ po bëhet palë me PD-në
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bëhet palë me partinë në pushtet. Kjo ishte deklarata e nënsekretarit për çështjet ligjore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili komentoi procesin e verifikimit të listave shumëemërore të kandidatëve për deputetë. Një ditë pas debatit në KQZ mes kreut të këtij institucioni, Arben Ristani, dhe përfaqësuesit juridik të PS-së, Genci Gjonçaj, sa u takon kritereve të shqyrtimit të listës, Partia Socialiste deklaroi se KQZ po bëhet palë me Partinë Demokratike, pasi kjo e fundit ka një mangësi të theksuar të dokumentacionit të kandidatëve që ka dorëzuar në zyrën e protokollit.
"Lista e PD e dorëzuar në KQZ është thjesht listë emrash e pashoqëruar me asnjë dokumentacion siç e kërkon ligji. Treguesi më i mirë farsës së kësaj liste është fakti që zoti Berisha, zonja Topalli dhe zoti Patozi vetëm dje kanë dorëzuar deklaratën e kandidimit, ndërkohë që pjesa më e madhe listës akoma nuk ka dokumentet përkatëse", deklaroi Gjiknuri duke shtuar se "vendimmarrja e KQZ, është një vendimmarrje thellësisht e politizuar dhe e orientuar politikisht, në funksion të interesave politike të qeverisë ‘Berisha‘". Gjiknuri theksoi se është e vërtetë që PS e dorëzoi listën e kandidatëve vetëm një orë pas PD, por kjo listë shoqërohej me dokumentacionin e saktë dhe me deklaratat individuale të çdonjërit prej 140 kandidatëve. "E vetmja mangësi e kësaj liste ishe mungesa e dy fotokopjeve të dokumenteve të identifikimit, si dhe një ndryshim në listë për të plotësuar kuotën gjinore të kërkuar nga ligji", tha ai.
Zyrtari i selisë rozë shpjegoi se në KQZ po zhvillohet një farsë procedurale e ligjore ku kandidatët e PD po deklarojnë moskandidimin e tyre, dhe ku administrata e KQZ po bëhet palë në ndryshime antiligjore në këto lista. "Akoma më keq, duke mbyllur sytë përpara përcaktimeve të ligjit, listat e partive aleate të PD po miratohen pa respektuar kriterin ligjor të kuotës gjinore, duke hedhur në kosh atë standard që u arrit në Kodin Zgjedhor", shtoi Gjiknuri. Më tej, nënsekretari për çështjet ligjore deklaroi se ironia më e madhe qëndron në faktin që organi i vetëm që garanton këto standarde, po bëhet pjesë e injorimit të tyre duke u frymëzuar thjesht nga zelli politik dhe kalkulimet tinëzare elektorale të PD. "Një listë kandidatësh që nuk përmbush kriteret ligjore, është një listë e pavlefshme dhe ne do ta kundërshtojmë këtë me të gjitha mënyrat e ligjshme. Nëse PD bërtet gjithë ditën për emancipim shoqëror dhe shtet të së drejtës, të paktën ta tregojë këtë me listat për deputet", u shpreh ai.