E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: PS celulë anti-evropiane

Lidershipi i Partisë Socialiste është kthyer në një celulë anti-evropiane. Ky është vlerësimi që ka dhënë kryeparlamentarja Jozefina Topalli për partinë kryesore të opozitës në Shqipëri. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli flet për Presidencën dhe të ardhmen e Bamir Topit në politikë.
E pyetur për Raport Progresin të Komisionit Evropian për Shqipërinë Topalli tha “se shqiptarët do ta paguajnë edhe një herë bojkotin dhe bllokadën që opozita i ka bërë Parlamentit, gjatë këtyre dy vjetëve. Është një çmim, që shqiptarët e pafajshëm duhet ta paguajnë për një politikë ose për lidershipin e një partie, që, me sa duket, është edhe një lloj celule anti-evropiane”.
Sipas kryeparlamnetares bojkoti politik i opozitës është një justifikim ose përpjekje e dështuar për të gjetur një mburojë nga sytë e shqiptarëve dhe gjithë botës, pasi ata, në fakt, vazhdojnë ta bojkotojnë votimin e ligjeve me 3/5. Ndërkohë për Topallin deklaratat e Presidentit Bamir Topi për formimin e një parti të re nuk kanë asnjë shqetësim. Ndër të tjera e pyetur dhe për postin e presidentes pas vitit 2013 Topalli tha: “Unë mendoj t’i fitojmë zgjedhjet e 2013-ës, sepse vendi ka nevojë për një lidership, i cili është dëshmuar ose është i suksesshëm për të lëvizur vendin nga një vend i pazhvilluar drejt një Shqipërie të zhvilluar në 2017-ën. Kjo është ambicia ime”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›