Topalli: Në mandatin e ardhshëm, më shumë punësim
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli, njëkohësisht dhe kryesuesja e listës së kandidatëve të PD, në qarkun e Shkodrës, zhvilloi një takim elektoral me banorët e fshatit Barbullush të komunës së Bushatit. Topalli tha se në mandatin e dytë të qeverisjes së demokratëve, në komunën e Bushatit do të ketë investime në vlerën e 160 milionë eurove, dhe tha se këto investime do të sjellin më shumë punësim dhe më shumë të ardhura për banorët e kësaj zone.
Unë për këtë dua ti them çdo zonje, duke iu drejtuar secilës prej tyre, nga çdo kënd i Shqipërisë, se unë dua tju mbështes, në çdo përpjekje tuajën për të rritur fëmijët, për të mbajtur fort familjen, për ti çuar ata në shkollë, për ti bërë ata të suksesshëm, për të qenë një Shqipëri suksesi, ashtu si jeni sot në familjet tuaja, ashtu për vendin tonë, ashtu për kombin tonë, theksoi Topalli. Ndër të tjera ajo u bëri thirrje të rinjve të Bushatit që të votojnë Partinë demokratike. Ndaj dhe unë sot këtu më shumë se për tju kërkuar votën për 28 qershorin, jam për tju thënë këtu paraprakisht, për atë që në 28 qershor do të shkoni të votoni, unë ju them numrin 10. Dhjeta është më e mira, është nota më e mirë, është numri më i mrekullueshëm, është numri për të cilin do të votojnë shqiptarët, një numër që do te jetë simbol i fitores më të madhe edhe se ajo që kanë votuar shqiptarët në 92-shin, përfundoi Topalli.