E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Në zgjedhje, PD-ja ka përballë, jo PS-në por trustin e lejeve të ndërtimit

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka vijuar dhe dje turin e saj “Shqipëria po ndryshon”, në Koplik, ku është pritur nga banorë të kësaj zone. Duke iu atribuar banorëve të kësaj zone një pjesë të meritës të Shqipërisë që po ndryshon, Topalli u shpreh se bashku “Ne do të fitojmë zgjedhjet, ne do të fitojmë, ashtu siç kemi fituar gjatë gjithë kësaj periudhe, me garën tonë, me garën në të kaluarën, me garën për të ardhmen, me garën për të rritur ekonominë, për të rritur rrogat, pensionet; me garën për një Shqipëri më të bukur, me garën për ta bërë ekonominë më të fortë, me garën për të futur Shqipërinë në NATO, në BE”. 

Duke bërë një rezyme të gjithë zhvillimeve të cilat bënë ndryshimin e madh për Shqipërinë, Kryetarja e Kuvendit tha se “Nuk ka gjë më të bukur se të dëgjoje Kongresmenin amerikan në Parlament kur thoshte se Shqipëria është bërë vend lider në Ballkan”. 

Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se “mbi të gjitha, vendi ka ndryshuar imazhin, ka rritur ekonominë, në përgjithësi ka bërë më të mirë jetën e qytetarëve”.

Duke u hedhur tek gara e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, Topalli tha se “Në këtë fushatë elektorale, ne nuk kemi më në garë Partinë Socialiste, por kemi një konsorcium, një trust, është trusti i lejeve të ndërtimit, nuk është më Partia Socialiste, është trusti i 15 përqindëshit, nuk është më Partia Socialiste, është trusti i bashkisë së Tiranës, është trusti i parave me të cilat blihet dhe e blejnë kryetarin e bashkisë së Tiranës. Këto janë dy botë, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me njëra-tjetrën”, tha Kryetarja e Kuvendit. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›