PS: Gjysme milioni votues, pa karta
Denis Dedej
Partia Socialiste rishfaqi dje shqetesimin e saj, ne lidhje me procesin e pajisjes se shtetasve, pa pasaporte me leternjoftime, ku na ndajne vetem 67 dite nga zgjedhjet e 28 qershorit. Nepermjet nje deklarate per shtyp, sekretari organizativ ne seline roze, Blendi Klosi, deklaroi se edhe pse fillimi zyrtar i fushates zgjedhore po afron, ende jemi larg kushteve te nevojshme, per te zhvilluar zgjedhje te lira e te ndershme. Nje tjeter shqetesim i shprehur prej kohesh nga kjo parti eshte dhe numri i madh i shtetasve, te cilet nuk disponojne nje mjet identifikimi te vlefshem per te votuar. Sipas zyrtarit te larte socialist, ende sot, 67 dite nga zgjedhjet e qershorit, me shume se 500 mije votues mbeten pa mjet identifikimi dhe si pasoje te perjashtuar nga e drejta per te votuar. Duke shprehur shqetesimin per kete numer te madh personash, partia me e madhe ne opozite ka propozuar prej kohesh nje projektligj qe do te hiqte sipas tyre "taksen e votes". "Ne vitin 2009, qeveria shqiptare aplikon taksen e votes mbi votuesit e saj. Nje takse e cila i privon votuesve shqiptare, te drejten e tyre te sanksionuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, te drejten e votes", u shpreh deputeti socialist. Duke rikujtuar ditet e pakta qe kane ngelur nga hyrja e vendit ne zgjedhjet parlamentare, Klosi theksoi se vetem keto dite i ndajne shqiptaret nga ndryshimi. "Vendin tone e ndajne 67 dite nga prova e madhe per te treguar se me zgjedhje te lira e te ndershme, mund te jemi nje vend i denje per te qene anetar me te drejta te plota ne NATO", theksoi sekretari organizativ, ne partine me te madhe te opozites. Duke vijuar ne kete linje, ai nenvizoi se endrren e shqiptareve per ta bere Shqiperine si e gjithe Evropa e ndajne vetem 67 dite, ne fund te se cilave nje tjeter rrugetim i rendesishem do te nise drejt Bashkimit Evropian. Partia Socialiste shpreh besimin se mbeten 67 dite per te provuar se Shqiperia di te zhvilloje zgjedhje te lira e te ndershme, te cilat nuk mund te jene kurrsesi te tilla, nese qeveria shqiptare do vazhdoje te aplikoje taksen e votes. "Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, vota eshte falas. Ne vendet e Bashkimit Evropian, vota eshte falas. Ne Shqiperi, vota sot nuk eshte falas", vuri ne dukje deputeti socialist. Sipas tij, liria nuk duhet te kushtoje, ne asnje vend te botes, as ne Shqiperi. Vota eshte nje e drejte dhe jo nje sherbim. Si e tille e drejta e votes as nuk mund te shitet e as nuk mund te blihet. Vota eshte nje e drejte te cilen duhet te kene mundesi ta ushtrojne te gjithe falas", riperseriti kerkesen sekretari socialist. Kjo parti i kerkoi vemendjen e kryeministrit Berisha, qe sipas saj, po luan rolin e shurdhit, duke mos i degjuar kerkesat e opozites, shoqerise civile, grupeve te interesit dhe partnereve tane nderkombetare, per te hequr taksen e votes. "Nese kjo qeveri do te vazhdoje te aplikoje taksen e votes, do te marre mbi vete deshtimin e shkaterrimit te nje procesi zgjedhor, vendimtar per te ardhmen e Shqiperise", perfundoi fjalen e tij, Blendi Klosi. Partia Socialiste pas kontributit qe dha per konsensuset e arritura per ndryshimet Kushtetuese dhe reformat me mazhorancen, tashme ceshtjen kryesore te saj ka miratimin e projektligjit per karta identiteti falas. Miratimi i ketij projektligji do te kerkohet ne te gjitha format e mundshme me insistim.