E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Respektojmë “Venecian”

 

Kryeparlamentarja Topalli tha dje se ky institucion do të respektojë vërejtjet e komisionit të Venecias për ligjin e dosjeve. “Nuk jam njohur ende me këtë dokument. Ne respektojmë vendimet e gjykatave, vendime të tilla të gjitha respektohen. Detyra e parlamentarëve është për të parë se çfarë hapësirash ka për mundësimin e kompromiseve më të gjera, për të respektuar të tilla vendime. Kjo në të njëjtën kohë, kërkon një votë më të gjerë, kërkon praninë e opozitës në Parlament”, tha Topalli. Pak ditë më parë Komisioni i Venecias ka cilësuar si antikushtetues ligjin “Për hapjen e dosjeve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›