E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Shpërblehemi për përpjekjet titanike të çdo shqiptari

Gjatë fjalës së saj në seancën e djeshme parlamentare, kryetarja e parlamentit ka falënderuar vendet e NATO-s, në qeveritë, parlamentet e senatet e tyre, të cilët votuan rezultatet e reformave, votuan një Shqipëri që është transformuar në mënyrë marramendëse. Duke përshëndetur kryeministrin, deputetët dhe ambasadorët pjesëmarrës, Topalli e cilësoi të veçantë këtë ditë për parlamentin shqiptar. Ne do votojmë paketën e anëtarësimit në NATO. Ne marrim përsipër angazhimet tona për të kontribuar në Organizatën e Traktatit të Veriut. Ne votojmë Shqipërinë në NATO, pasi 26 vende anëtare e kanë ratifikuar atë, theksoi Topalli. Gjatë falënderimit të saj për vendet e NATO-s ajo theksoi se ata shprehën besimin që vendi ynë të përballet në krah të SHBA, Europës, Kanadasë, me sfidat e këtij shekulli. Është një ditë historike, ne shpërblehemi për sakrificat, punën, besimin, përpjekjet titanike të çdo burri, gruaje, të çdo shqiptari. Shqipëria e sheh veten qartë të vendosur në anën e mbarë të historisë, ka përfunduar Topalli fjalën e saj ku nuk ka harruar të falënderojë të gjithë deputetët, që punuan për këtë ditë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›