E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT përfundon me sukses operacionin e parë të transplantit të veshkave

Dje u realizua për herë të parë transplanti për veshkat në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Mjekët e këtij spitali të asistua edhe nga mjekë italianë, kryen ndërhyrjen kirurgjikale të transplantit të veshkave. Pacientja e parë që iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale të transplantim të veshkave ishte një vajzë 20 vjeçare, ndërsa dhuruese ishte nëna e saj. Lajmi është konfirmuar nga Drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Bardh Spahia i cili u shpreh se në varësi të kryerjes së kësaj ndërhyrjeje, ekipi i mjekëve ka parashikuar të realizojë dhe një ndërhyrje tjetër transplanti, ku pacientja është po një vajzë e re, me dhurues babin e saj. Ekipi i mjekëve shqiptarë, ishte i përbërë nga 6 neurologë, 3 imunologë dhe 5 nefrologë, dhe u asistua nga 3 mjekë italianë të klinikës së Barit (Itali). Transplanti i veshkave, do të ofrohet falas për qytetarët, dhe ndërhyrja kirurgjikale realizohet në kuadër të Programit INTERREG III, financuar nga Komuniteti Evropian. Ndërkaq, pacientja e parë që iu nënshtrua dje trasplantit të veshkës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe gjendja e saj po ndiqet në vazhdimësi nga grupi i mjekëve. Pacientja 20 vjeçare iu nënshtrua një operacioni që zgjati pesë orë. Shefi i Nefrologjisë në QSUT-së, Prof. Dr. Nestor Thereska, bëri të ditur se pas realizimit me sukses të kësaj ndërhyrje se operacioni në të gjitha parametrat shkoi mire. Transplanti i parë i veshkës në një spital publik në Shqipëri nisi rreth orës 08.30 të ditës së sotme. Pacientja 20 vjeçare, sikurse dhe të tjerët që do ti nënshtrohen në ditët në vijim kësaj ndërhyrjeje do ta përfitojnë ndërhyrje falas. Sipas mjekëve urologë, kanceri i veshkës po njeh rritje të dukshme gjatë viteve të fundit. Në Klinikën e Urologjisë pranë QSUT-së kryhen rreth 50 operacione në ditë, ku grup-mosha më e prekur është 40-60 vjeç, por nuk mungojnë dhe grupmoshat më të reja. Sipas mjekëve urologë, faktori gjenetik ka rolin e tij në kancerin e veshkave, por ka dhe faktorë të tjerë determinues.  

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›