E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Të përndjekurit, të zhgënjyer nga PS

 

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë një vizite në Vig-Mnelë të Shkodrës, vlerësoi se pak orë para anëtarësimit, maxhoranca e djathtë ka realizuar një tjetër premtim të rëndësishëm për shqiptarët, dëmshpërblimin e të pushkatuarve pa gjyq nga regjimi më i egër diktatorial, ai komunist. “Unë ndjej keqardhje për qëndrimin e disa deputetëve të opozitës, të cilët mbrëmë abuzonin me atë shtresë shoqërore, që është viktimë e krimeve të komunizmit, që ka vuajtur më shumë se askush tjetër gjatë asaj periudhe, duke e klasifikuar me një fjalor, që më kujtonte atë të 20 viteve më parë. Kjo ishte shumë e trishtueshme ta dëgjoje mbrëmë, por ne jemi të vendosur të shohim përpara. Unë mendoj se hyrja në NATO edhe këtyre 3, 4, apo 5 deputetëve, do t’u bëjë shumë mirë”, deklaroi Topalli. Kryeparlamentarja i bëri thirrje sërish kreut të PS-së, Edi Rama që të vlerësojë publikisht ratifikimin e protokollit të NATO-s nga ana e Parlamentit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›