Uidhers: Drejtësia, themeli i demokracisë
Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, gjatë një vizite në Gjirokastër ka deklaruar “sistemi drejtësisë është baza e demokracisë në vend”. Gjatë ceremonisë së inaugurimit të ambienteve të Gjykatës në Gjirokastrës deklaroi se “nuk ka asgjë më të rëndësishme në një shoqëri se sa sistemi gjyqësor, që është themeli i një shoqërie që bazohet mbi sistemin e drejtësisë. Shteti i së drejtës është baza e çdo demokracie”. Pas kësaj ceremonie, ambasadori amerikan ka vazhduar vizitën e tij në qytetin e Gjirokastrës, duke marrë pjesë edhe në një shfaqje të dhënë nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Naim Frasheri”, ku ka parë të realizuar në anglisht “Romeo dhe Zhuljetën”.