E Hënë, 2 Nëntor 2026

Topalli: Vota për 44-n, votë për një Shqipëri të zhvilluar dhe europiane

07-06-2013 / Gazeta 55

Nënkryetarja e PD, takime në lagjen “Ndoc Mazi”e  “Perash”, në Shkodër

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e cila kryeson listën e kandidatëve për deputetë të Qarkut Shkodër, ka vazhduar takimet intensive me elektoratin ne qytetin verior. Gjatë takimeve me banorë të lagjes “Ndoc Mazi”, si dhe me gratë e lagjes “Perash”, zonja Topalli, u ka kërkuar bashkëqytetarëve të saj të mos ngurojnë për të votuar Partinë Demokratike, numrin 44, votë e cila sipas saj, i jep mundësinë qeverisë së kryeministrit Berisha të vijojë zbatimin e projekteve për një Shqipëri të zhvilluar dhe europiane. Gjatë bashkëbisedimit, ajo ka bërë të ditur se qeveria demokratike vjen me një bilanc shumë pozitiv dhe me një Shqipëri krejt të ndryshuar. Një Shqipëri në NATO, një Shqipëri pa viza, një Shqipëri me 1300 shkolla të reja, me rrugë të ndërtuara, rindërtim portesh, aeroportesh, tunele, rrugë nacionale, rrugë rajonale, hapje e bizneseve të reja, rritje eksportesh. Ashtu si dhe herët e tjera, Topalli replikoi në distancë me kreun e opozitës, Edi Rama. “Është gjëja më e pabesueshme ajo që dëgjon nga kundërshtari politik për taksat. Ka qenë 11 vjet kryetar bashkie në Tiranë, ka pasur mundësi për të treguar shumë mirë se çfarë di të bëjë dhe e ka treguar shumë mirë që ai vetëm rrit taksat, vetëm projekton punën e tij në funksion të njerëzve të tij, të miqve të tij”, theksoi ajo.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›