E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhgimi/Rama flet për hallet dhe problemet e mirditorëve, në një kohë kur s’pushon së mallkuari Rrugën e Kombit

07-06-2013 / Gazeta 55

Nipçja erdhi vetë i 500 tek dajat, ndërsa dajat ishin vetëm dy. Kështu ndodhi dje në Mirditë, kur Edi Rama u nis nga brigjet e Lezhës për të bërë një vizitë tek dajat. Njëri nga dajat nuk e dinte se ishte dajë, por kujtonte se ai ishte Nipi i Ramës ndaj nuk nguroi ta thoshte këtë në publik duke bërtitur me sa kishte në kokë “Mirë se erdhe dajë në Mirditë”. Në Mirditë është një shprehje “Nipi është por… e dajës” dhe në fakt kështu ndodhi edhe kësaj radhe të ishte. Nuk e priti njeri, pritësit e tij Nipi i solli me vete, kishte nga Tirana, Vlora, Lezha, ndërsa mirditor ishin vetëm punonjësit e bashkisë së Rrëshenit. Asnjë njeri tjetër. Erdhi në Rrëshen dhe nuk la gjë pa thënë që nga mungesa e investimeve e deri në lënien në harresë pasi sipas nipit dajat nuk i priste kush në Tiranë, por që me ardhjen e tij në pushtet gjërat do të ndryshonin. “Ju nuk keni shkolla, nuk keni ujë, nuk keni mësues, nuk keni rrugë, nuk keni copën e bukës. Ne do ju sjellim copën e bukës, ujin, mësuesin dhe doktorin falas. Të tjerat sajojini vetë” kështu tha Rama, mori ata që solli dhe sëbashku me ta u nis për të shkuar më lart. Po ai ishin të vërteta të gjitha këto. Sigurisht që jo. Sepse vetëm shkolla e 9 vjeçare e Rrëshenit e ndërtuar katër vjet më parë ka kushtuar mbi 300 mijë euro. Por Rama nuk i shikon sepse ai nuk e merr mundimin të takohet me njerëzit, të njohë realitetin. Rama tha se Mirdita është harruar. Por ai nuk e di se vetëm landfilli që u ndërtua katër vite më parë me financim të qeverisë kushtoi jo më pak se 400 mijë euro, dhe më qyteti as nuk ka plehra dhe as nuk ka tymin e djegies së tyre. Rama tha se Mirdita është harruar. Por ai që është i harruar për Mirditën është vetë Rama. Si nuk tha një fjalë kur erdhi rrugës së kombit, si iu duk? Asaj rrugë shkoi edhe për Kukës, dhe e dini, falë asaj rruge ai e mbaroi takimin me mirditasit në orën 18:30 dhe në orën 19:00 filloi takimin tjetër në Kukës. Por Rama nuk i mendon këto. Ai kujton se të gjithë janë në autobusin e tij. Rama nuk e di se mijëra mirditas u punësuan gjatë punimeve të rrugës së kombit, dhjetëra e dhjetëra shtëpi u rindërtuan nga Bektel Enka, fshatrat më të thellë e më të humbur tani nuk janë asnjëri më shumë se 15 minuta larg Rrëshenit. Qindra shtëpi u lëshuan me qira në Rrëshen dhe Reps. Rama nuk i di se sa janë përfitimet e kësaj rruge. Tani është duke u ndërtuar edhe HEC-i i lumit Fan. Por edhe për këtë Rama ka thënë se do ta prishë. Erdhi me mbi 500 vetë në Rrëshen për t’ua shitur shqiptarëve si mirditorë, por kjo nuk është vërtetë. Njerëzit tashmw shikojnë çdo ditë rrugëve autokolonën e tij të mitingashëve të njëjtë që merr në çdo qytet me vete. Rama erdhi dhe tha se nuk ka ujë. Po Rama nuk e di që qeveria ka financuar dhe ndërtuar ujësjellësin e Bargjanës, ujë natyral jo ujë lumi, që buron dhjetëra kilometra larg qytetit dhe që furnizon me ujë gjithë qytetin. Po Rama nuk i di këto. Nga ti dijë këto, ai as nuk jeton aty, madje në Mirditë erdhi veç prej votave se ai kurrë nuk ta shkelte rrugën që u ndërtua kundër dëshirës së tij. Sigurisht që njerëzit e kulturuar para zgjedhjeve dëgjojnë të gjitha palët, por kjo nuk do të thotë se besojnë këdo, sepse të gjithë e dinë shumë mirë. Meqw Rama është nipi i mirditasve pse i nxori rrugëve shqiptarët kundër rrugës që do të kalonte në tokat e dajave të tij? Apo e mori vesh më vonë se ku ishte nip... Në Mirditë kur i pyet, “Hë si e keni nipin, apo vjen t’ju takojë” e vetmja përgjigje që thonë, është: “Hiqna dreqin qafe”. Ai erdhi në Rrëshen dhe foli për mungesën e gjithçkaje, por si ka mundësi që një njeri që nuk ka të hajë, nuk ka shkollë, nuk ka asnjë shërbim, nuk ka shërbim e nuk ka ujë, si mundet ky njeri sipas Ramës të mbijetojë?!

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›