Topalli dëshmon sot para komisionit
Komisioni hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarit pritet të marrë sot në pyetje edhe kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Megjithëse një gjë e tillë nuk është vendosur në mënyrë përfundimtare anëtarë të këtij komisioni kanë bërë të ditur se me shumë mundësi që kryeparlamentarja të dëshmojë sot lidhur me informacionet që ajo ka patur dhe ka për zhvillimet e së premtes së 21 Janarit. Seanca dëgjimore me kryetaren e Kuvendit ishte përcaktuar në kalendar për të shtunën e kaluar, por për shkak të disa zhvillimeve të tjera komisioni vendosi t’a zhvendosë atë për të hënën. Dëshima e Topallit nuk ka të bëjë direkt me zhvillimet që ndodhën atë ditë para kryeministrisë. Deri më tani komisioni ka dëgjuar dëshmitë e kreut të ekzekutivit Sali Berisha, ministrit të Brendshëm Lulëzim Basha, kreut të gardës Ndrea Prendi dhe atij të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj.