E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama: Si duhet reforma në Prokurori

• Ina Rama jep publikisht mesazhin për reformën e pritshme në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në gjithë sistemin e akuzës shqiptare.Trazhgim SokolajKryeprokurorja tha gjatë fjalës së saj në tryezën e organizuar nga presidenti dhe KLD-ja për reformën në drejtësi, se struktura e Prokurorisë së Përgjithshme duhet të ndryshojë. Ajo, sipas Ina Ramës, duhet të bëhet një strukturë efikase më e ndjeshme dhe me kompetenca më të përcaktuara. "Reforma në drejtësi, patjetër duhet të prekë, edhe reformën brenda sistemit të akuzës, duke konsideruar që Prokuroria është pjesë e sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë", tha kryeprokurorja Rama". Sipas saj, duhet të ketë një vullnet politik të qartë nëse Prokuroria do t'i bashkëngjitet qeverisë apo do të jetë pjesë integrale e gjyqësorit. "Konstatoj se një ngërç i madh në ushtrimin e ndjekjes penale dhe hetimit të çështjeve penale, është një mosrakordim i mirë i dispozitave ligjore, që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore. "Kjo ka krijuar një ngërç të madh në hetimin e çështjeve penale. Eshtë një shqetësim që vjen realisht dhe që konsiderohet nga e gjithë trupa e prokurorëve, si një hallkë që dëmton hetimin", vijoi kryeprokurorja e vendit. Duke iu referuar konceptit të reformës, ajo kërkoi ndërhyrje në legjislacionin për Policinë Gjyqësore. Më pas, drejtuesja e organit të akuzës kërkoi rritje të pavarësisë së prokurorit të seancës, duke thënë, se ajo personalisht do të votonte për rritje të pavarësisë, e cila do të shoqërohet me përcaktim kompetencash më të mëdha. Kjo, sipas Ina Ramës, do t'i lejonte prokurorët më të lartë, për shkak të hierarkisë që ka organi i akuzës, të realizojë një kontroll më të detajuar, të evidentojë përgjegjësitë e prokurorëve më të ulët. Çështje e reformës, sipas Ina Ramës, duhet të jetë edhe mandati i prokurorit të Përgjithshëm. "Unë votoj për një mandat të kufizuar në kohë, duke vijuar në të gjitha mandatet e kufizuara të institucioneve kushtetuese në Republikën e Shqipërisë", theksoi kryeprokurorja Rama. Ajo theksoi më pas nevojën për parashikimin e kritereve ligjore që rregullojnë promovimin dhe karrierën e prokurorëve, duke thënë se aktualisht vlerësimi për punën e prokurorëve është subjektiv për shkak të mangësisë së bazës ligjore.Tryeza e KLD-sëNë tryezën e organizuar nga presidenti dhe KLD-ja për diskutimet lidhur me reformën në drejtësi, foli edhe presidenti Bamir Topi. Kreu i shtetit tha, se klasa politike duhet të distancohet nga fjalët dhe të kalojë në veprime e strategji konkrete për ndërtimin e një gjyqësori funksional dhe sigurimin e shtetit të së drejtës. Presidenti Topi kërkoi gjithashtu që t'i lihet më shumë vend komunitetit të juristëve, në idetë për reformimin e drejtësisë. Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, tha në tryezën e djeshme, se ka ardhur momenti që KLD-ja të krijojë një model të ri, atë të të qenit aktiv duke evidentuar problematika dhe çështje që lidhen me reformën në gjyqësor. "Jo për të imponuar mendimet tona, por për të koordinuar punën me qëllim përgatitjen e ekspertizës për reformën në drejtësi", tha Spahiu, i cili kërkoi pjesëmarrjen e komunitetit të gjyqtarëve, prokurorëve, juristëve dhe specialistëve të fushës, në diskutimet për reformën. Shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, tha se konsultimet me të gjitha palët e interesuara për reformën në drejtësi, janë shumë të nevojshme. Reforma legjislative kërkon edhe procedura parlamentare të organizuara mirë, që mundësojnë kohën e mjaftueshme për të bërë analizën dhe debatin në Parlament", u shpreh diplomati Lohan. Ai u bëri thirrje forcave politike për të vendosur prioritet reformën në gjyqësor.Sali BerishaKryeministri Berisha përshëndeti dje nismën e KLD-së për reformën në drejtësi. "Në takimin e sotëm ishin të pranishëm të gjithë faktorët, qeveria, opozita, parlamenti dhe faktorë të tjerë. Këtë takim e shoh realisht si një zhvillim të rëndësishëm në drejtim të reformës së një sistemi, të një rëndësie jetike për vendin. Ndoqa diskutimet dhe kam vlerësimin më të madh për të gjitha palët dhe gjykoj se kjo është rruga që ne duhet të diskutojmë e të përballemi me problemet që kemi për t'i zgjidhur. Ajo frymë është dominuese në vend", u shpreh Berisha.Pëllumb XhufiZëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pëllumb Xhufi, tha në tryezën e djeshme të diskutimeve për reformën në drejtësi, se reforma duhet të ketë dy qëllime kryesore, të ngrejë në piedestal ligjin, të krijojë shtetin ligjor të shumëpërfolur  dhe të sigurojë pavarësinë e institucioneve. "Ne mendojmë të ndërtohet ai mirëbesimi midis forcave politike për të bërë një reformë të shëndetshme. Pra, ne gjykojmë se reforma ka dhe një kontekst politik, sepse nuk është vetëm çështje ekspertësh, sepse politika ka rolin e saj shumë të rëndësishëm", tha ndër të tjera, nënkryetari i LSI-së Pëllumb Xhufi.Sabri GodoPresidenti i Nderit i Partisë Republikane, Sabri Godo, tha në tryezën e djeshme të organizuar nga KLD-ja, se "për reformën në drejtësi duhet të ndërmerret një debat i gjerë publik dhe gjithëpërfshirës". Godo vijoi më tej mendimin e tij duke thënë, se "nëse do të kemi një drejtësi, tek e cila do të besojë qytetari, mund të hyjnë në rrugën e zgjidhjes edhe problemi shumë i ndërlikuar i pronës private". Sipas Presidentit të Nderit të PR-së, "duhet të gjenden forma për ta zhvilluar më tej debatin, pasi drejtësia u intereson të gjitha palëve".Neritan CekaDuke iu referuar thënieve të presidentit Bamir Topi, Neritan Ceka, presidenti i Partisë Aleanca Demokratike, pohoi në tryezën e djeshme, se vendi është gati për një reformë serioze. "Jam dakord me atë që tha presidenti se nuk kemi ardhur të bëjmë një reformë radikale, por kemi ardhur për perfeksionimin e atij sistemi që ekziston, që ka treguar se funksionon në një farë shkalle, siç kanë funksionuar të gjitha gjërat në Shqipëri. Ne presim imputin tuaj dhe jemi gati për një reformë serioze që vjen nga gjiri juaj", u tha Ceka gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›