Gazeta greke “Esspreso”, jehonë për “Panorama”
• Në kohën kur disa ëndërrojnë për karrierën ndërkombëtare, disa të tjerë e konsiderojnë atë tashmë një Yll, me përjashtim të kufijve... Rula Brohopoulu u shfaq në faqe të parë në gazetën e Shqipërisë, “Panorama”, më e madhja në qarkullim në vendin fqinj! Meriton të përmendet se në veçanti kjo gazetë ka ofruar herë pas herë intervista të personaliteteve të mëdha, ndërsa nuk ka kaluar shumë kohë që kur në këtë gazetë u shfaq një intervistë nga ndihmësi i Kostas Karamanlis dhe Dora Bakojanis! Rula Brohopoulu, në një bisedë me gazetarin Marko Caka, ka qarë edhe një herë kur ka folur mbi dashurinë e jetës së saj: shqiptarin, Fran Shtjefni. Në faqen e parë të gazetës shkruhet qartë: Milionerja greke deklaron: “Dashuria ime për shqiptarin që nuk më deshi kurrë”. Eshtë hera e parë që gazetat shqiptare përdorin si subjekt Rula Brohopoulun. Sipas gazetarit Marko Caka, shqiptarët e konsiderojnë Rulan një heroinë që mundet dhe shfaq ato që i ka bërë Fran Shtjefni. Kjo simpati është reciproke, pasi sipas asaj që deklaron Rula në intervistë: “Shqipërinë e tij unë e dua, si popull dhe si komb”. Në të njëjtën kohë, shqiptarët janë të prekur negativisht nga bashkatdhetari i tyre Fran dhe ata mbështesin versionin se ai nuk ra në dashuri kurrë dhe se ai ka shkuar me të për para... Sipas asaj që ka deklaruar në “Espresso”, gazetari që e mori në intervistë, shqiptarët e konsiderojnë Rulan “ambasadoren e tyre” në Greqi! Megjithatë, fama e saj në Shqipëri ka nisur dhe ka marrë dimensione të mëdha, me momente kyçe për të. Së afërmi, ajo do të shfaqet në një emision televiziv që do të transmetohet për Krishtlindje konsideruar si shfaqja më e madhe televizive shqiptare. Tani, se sa shumë do ta rrisin audiencën mbrëmjet e Krishtlindjeve të qarat e saj, kjo do të mësohet ditët e ardhshme, kur “të flasë” aparati që korrespondon me AGB e Shqipërisë!