Topalli fton socialistet Te votojme Gjykaten Administrative

Deputetet te respektojne mandatet qe mbajne. Ligji rendesi thelbesore per biznesin dhe drejtesine.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli fton deputetet e Partise Socialiste te votojne projektligjin per Gjykaten Administrative. Kryetarja e Kuvendit fton edhe nje here deputetet e opozites qe diten e enjte te respektojne mandatet qe mbajne e te votojne ligjin per Gjykaten Administrative qe eshte ne rend dite prej shume muajsh bile qe nga legjislatura e kaluar - thuhet ne njoftimin e Parlamentit. Sipas Kryeparlamentares Topalli ky ligj ka nje rendesi substanciale per biznesin drejtesine dhe transparencen.
Kryetarja e Kuvendit perserit ftesen e saj ndaj opozites qe ti bashkohet mazhorances per kete ligj qe kerkon 3/5 e votave. Ky nuk eshte ligj per partite ky eshte ligj per shtetin per vendin interesat e te cilit duhet te jene mbi cdo interes tjeter - perfundon njoftimi. Qe ne fillim te ketij viti drafti per Gjykaten Administrative eshte perfshire ne axhenden e Kuvendit si nje projektligj mbartur nga sesioni i kaluar. Kryeparlamentarja menjehere pas futjes ne Parlament te socialisteve ne muajin shkurt ka futur ne rendin e dites projektligjin dhe i ka bere thirrje opozites ta votoje ate. Por socialistet duke iu permbajtur vendimit te tyre paraprak per te mos votuar asnje projektligj kane bojkotuar seancen duke mos dhene votat per kete ligj te rendesishem. Ne menyre te vazhdueshme mazhoranca ka kerkuar bashkepunimin e opozites per miratimin e ketij drafti. Pak kohe me pare ishte Kryeministri Sali Berisha i cili gjate nje seance plenare ka kerkuar bashkepunimin e opozites. Nderkohe qe thirrja eshte perseritur edhe nga Presidenti i Republikes njekohesisht kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Bamir Topi. Kerkesa e mazhorances eshte pasur ne vazhdimesi nga presioni i nderkombetareve por dhe kerkesa e vazhdueshme e biznesit. Gjergj Buxhuku administrator i Konfindustrise ka deklaruar se krijimi i nje sistemi modern te gjykatave do te mundesoje zgjidhjen e drejte dhe efektive te mosmarreveshjeve administrative. Ndersa Ilir Zhilla kryetar i Bashkimit te Dhomave te Tregtise ka deklaruar se jane rreth 400 milione euro te bllokuara ne procese gjyqesore me biznesin. Gjyqet qe kane te bejne me ceshtje administrative zene nje pjese te konsiderueshme te proceseve gjyqesore ndersa mbartin vlera shume te larta financiare pasi procedurat per te zgjidhur qofte edhe gabime administrative zgjasin per shume vite. Gjykata Administrative vleresohet si nje mekanizem i efektshem ne mbrojtje te te drejtave dhe interesave ligjore te qytetareve dhe biznesit pasi ceshtjet qe do te trajtoje lidhen me punesimin ne institucionet shteterore prokurimet publike tatimet doganat pensionet regjistrimin dhe licencimin e biznesit dhe te pasurive.