Poseduesit e certifikatave sipas ligjit 7501 tashme me tapi

Të gjithë ata që disponojnë certifikatën e përdorimit të marrë sipas ligjit 7501, mbi tokën bujqësore tashmë do të marrin tapinë. Por dhe ata që e përdorin këtë tokë prej 91-shit, e kanë qenë punëtorë të ish-ndërmarrjeve bujqësore, por nuk disponojnë certifikatën e përdorimit, do të kenë të drejtën e hipotekës. Por shteti do të konfiskojë tokën që fshatarët e kanë marrë në mënyrë të parregullt. Vetëm deri në 10% të sipërfaqes së tokës sipas ligjit 7501, mund të blihet me çmimin e tregu. Pas kësaj shifre, konfiskohet. Këto janë disa nga ndryshimet e ligjit për vlefshmërinë e titujve të tokave bujqësore, i cili kaloi në komisionin e ligjeve vetëm me votat e mazhorancës.
Ndërkaq, ndryshimet në ligjin tejtër, “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore” do të vijojë të diskutohet. Deputetët e mazhorancës votuan kundër amendamenteve të deputetit Mediu.