E Shtunë, 31 Tetor 2026

64 e sistemit permbarimor i privatizuar

Nga dita e sotme 50% të shërbimit shtetëror përmbarimor do të kalojë në shërbim përmbarimor privat dhe brenda vitit 2013 i gjithë sistemi përmbarimit do të kthehet në privat.  Kjo u bë e ditur nga Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi gjatë ccertifikimit të 47 përmbaruesve privat. 
Halimi bëri të ditur se tashmë reforma do të vijojë me masat për sistemin e pagesave ku qytetarët do të dëmshpërblehen në rastet kur një përmbarues gabon, qytetari të dëmshpërblehet.
Reforma për skemën e sigurimit të detyrueshëm, do të shtrihet brenda vitit, krahas shërbimit përmbarimor privat, edhe tek shërbimi noterial.  Ministri Halimi u shpreh se qytetarët e kanë mirëpritur refomën e shërbimit përmbarimor pasi edhe statistikat e mbërritura tregojnë rritje të ndjeshme të kërkesave të qytetarëve drejtuar shërbimit përmbarimor privat. Sipas Halimit ekzistenca e shërbimit privat i ka dhënë hov konkurrencës së ndershme me shërbimin shtetëror

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›