E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli ka shpenzuar për udhëtime 7 herë më shumë se të gjithë kryetarët e KuvenditNga TemaDeputeti socialist, Taulant Balla tha se kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka shpenzuar për udhëtime jashtë vendit 7 herë më shumë se të gjithë kryetarët

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Topalli ka shpenzuar për udhëtime 7 herë më shumë se të gjithë kryetarët e KuvenditNga TemaDeputeti socialist, Taulant Balla tha se kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka shpenzuar për udhëtime jashtë vendit 7 herë më shumë se të gjithë kryetarët e Kuvendit të Shqipërisë.
“Sot që zonja Jozefina po bën një politikë tallëse me fatkeqësinë e Shkodrës e me Kushtetutën, u kujtoj shkodranëve e gjithë shqiptarëve se, deri më datë 13 janar 2010, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka harxhuar për udhëtime jashtë vendit 7 herë më shumë se të gjithë kryetarët e Kuvendit të Shqipërisë të marrë të gjithë së bashku. Deri tani turistja Jozefina Topalli i ka kushtuar buxhetit shqiptar 756.430 Euro.
Zonja Jozefina ka shpenzuar 2 herë e gjysmë më shumë sesa kryetarët e parlamenteve të Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës të marrë së bashku”, - tha Balla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›