Sekuestro pronave të 2 anëtarëve të Bandës së Lushnjës e Durrësit
20/04/2010 Antimafia në skaner apartamente e llogari bankare mbi 100 mijë euro të Saliut e Hoxhës
TIRANE- Apartamente, llogari bankare dhe shumë automjete janë vënë në skanerin e Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi këto pasuri dyshohet se rrjedhin nga të ardhurat kriminale të dy pjesëtarëve të Bandës së Lushnjës dhe Durrësit Afrim Hoxha e Klodian Saliu. Kanë mjaftuar disa informacione të ardhura nga Ministria e Financave, ALUIZNI e institucione të tjera që specialistët e Sektorit të Sekuestrimit dhe Konfiskimit të Pasurive, t’i drejtohet gjykatës me dy kërkesa për bllokimin e 14 pasurive të ish-numrit dy të Bandës së Durrësit Klodian Saliu i vrarë më 26 shkurt 2005 dhe anëtarit të Bandës së Lushnjës, Afrim Hoxha, ky i fundit aktualisht në burg. Nga burime pranë organit të akuzës mësohet se për të ndjerin Klodian Saliu gjykata ka vendosur sekuestrimin e një apartamenti që ndodhet në Tiranë, dy sipërfaqeve tokësore në Durrës, si dhe dy llogari bankare. Prokuroria thotë se gjatë kësaj kohe Saliu, ka vazhduar të trafikojë heroinë nga Shqipëria në Itali, dhe nga ky aktivitet ai ka përfituar shuma të konsiderueshme financiare, të cilat i ka pastruar duke blerë apartamente e troje të ndryshme. Sipas Prokurorisë, aktualisht këto pasuri administrohen nga të afërmit e anëtarit të Bandës së Durrësit, por duke marrë shkas nga neni 3/3 i ligjit antimafia të miratuar së fundi, Prokuroria ka vendosur të kërkojë sekuestrimin e tyre. Shprehimisht neni 3/3 thotë se: “Masat parandaluese mund të kërkohen dhe ndaj trashëgimtarëve të personit, subjekt i zbatimit të këtij ligji, por në çdo rast, jo më vonë se 5 vjet nga data e vdekjes”. Saliu njihet si shoku i ngushtë i kapobandës Lulzim Berisha, por pas konflikteve që pasuan me këtë të fundit, për 600 milionë lireta të përfituara nga trafiku i drogës në Itali, dy drejtuesit e Bandës së Durrësit u ndanë, duke vazhduar më pas në një seri vrasjes të një pas njëshme. Anëtarët e bandës u ndanë në dy grupe, ku secili grup i bënte pritë tjetrit dhe për pasojë në shkurt të 2005-ës vritet me armë Klodian Saliu.
Pronat e Afrim Hoxhës
Në të njëjtën kohë me sekuestrimin e pronave të Klodian Saliut, Prokuroria ka kërkuar bllokimin e pasurisë edhe të anëtarit të Bandës së Lushnjës Afrim Hoxha, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin. Për Hoxhën është vendosur bllokimi i 9 pasurive, ku kryesisht në sy bien një truall dhe një pastiçeri në Lushnjë, si dhe gjashtë automjete. Sipas Prokurorisë, këto pasuri dyshohet se janë rezultat i të ardhurave kriminale dhe për pasojë, i pandehuri duhet të faktojë burimin e financimit të tyre. Hoxha ka qenë anëtar i Bandës së Lushnjës dhe në emër të kësaj bande ai ka marrë pjesë në disa vrasje që kanë ndodhur në qytetin e Lushnjës.
Pronat e Klodian Saliut të Bandës së Durrrësit
Apartament banimi me sipërfaqe 132.95 m2 në Tiranë
Pronë truall me sipërfaqe 1500 m2 në Durrës
Pronë truall me sipërfaqe 500 m2 e ndodhur në Durrës
Llogari bankare në shumën 1.148 euro
Dy depozita kursimi në shumën 1 946 267 lekë
Pronat e Afrim Hoxhës së Bandës së Lushnjës
Truall + ndërtesë, me sipërfaqe totale 200 m2 në, Lushnjë
Lokal “Pastiçeri” me sipërfaqe 108 m2 në Lushnjë
Autoveturë, MITSUBISHI-{AJERA, prodhim i vitit 1999
Kamion, SAURER, prodhim i vitit 1982
Autoveturë, marka BENZ, prodhim i vitit 1989
Autoveturë tip Benz
Autoveturë tip Transit, marka Ford, prodhim i vitit 1996
Autoveturë tip Benz 124 (300 TD), prodhim i vitit 1991
Motoçikletë YAMAHA, prodhim i vitit 2002