E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli, letër KE-së për zëvendësimin e Biberajt me Rusmalin



Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kërkon zëvendësin e Aleksandër Biberajt me Ilir Rusmalin në detyrën e kreut të delegacionit shqiptar në Këshillin e Evropës. Znj.Topalli i ka dërguar një letër z. Terri Devis përmes së cilës kërkon në emër të Parlamentit lirimin nga detyra të z. Biberaj dhe zëvendësimin e tij me atë të kreut të Komisionit kuvendor të Ligjeve, Ilir Rusmali. Z. Biberaj mban dy poste në KE, atë të kreut të delegacionit shqiptar, por dhe kreut të grupit parlamentar të KE-së. I pyetur mbrëmë nga gazeta “standard”, deputeti Aleksandër Biberaj u shpreh se nuk është njoftuar institucionalisht për zëvendësimin e tij me z. Rusmali. Biberaj bëri të ditur se ka tentuar të kontaktojë me kryetaren e Kuvendit për t’u njohur zyrtarisht me ketë vendim, por nuk ka marrë asnjë përgjigje konkrete. Zëvendësimi i Biberajt në postin që mban në Këshillin e Evropës, vjen në një moment kur deputeti i BE-së ndodhet në SHBA, i ftuar në ceremonialin e zgjedhjes së Presidentit të ri të SHBA-së, Barak Obama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›