“Topalli mban peng ligjin tonë për spiunët”
Kreu i grupit të PDK-së, Ndue Shpani, akuzoi dje kryesinë e Kuvendit se po mban peng prej dy vitesh draftin e kësaj partie për hapjen e dosjeve të spiunëve.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Shpani tha se, “Padrejtësisht dhe në kundërshtim me rregulloren e Parlamentit, e cila përcakton detyrimin që brenda 7 javëve projektligjet e propozuara të kalojnë për shqyrtim në seancë plenare, kryesia e Kuvendit ka mbajtur peng prej dy vitesh projektligjin tonë”. Sipas tij, “Grupi parlamentar i PDK-së gjen rasti t’i kujtojë konferencës së kryetarëve të grupeve parlamentare se ky institucion i rëndësishëm kushtetuese duhet të veprojë në përputhje të plotë me ligjin dhe rregulloren e funksionimit të tij, duke hequr dorë nga praktikat e deritanishme të funksionimit me urdhra të paligjshëm e preferencial nga kati në kat”.