Përtej Ramës dhe Berishës
Edmond Arizaj
Pas marrjes së shënimeve për hallet e katundeve shqiptare, prezantimin e tyre deri në Bruksel, afrimin mediatik të formulës “fshati rrethon qytetin”, harrimin e të bërit opozitë reale, marrëveshjes me pozitën në kurriz të opozitës, vazhdimin e prerjes së degës ku është e ulur edhe vetë PS-ja, tashmë kryetari i saj, Rama ...kërkon nga elektorati shqiptar zhdukjen e dasive partiake. Dhe kjo në emër të 18 viteve të shkuara që shqiptarët i kanë kaluar në “zi” pikërisht për hir të partive, të majta apo të djathta qofshin. Nuk dihet nëse kjo “platformë” është miratuar edhe nga strukturat e larta në Partinë Socialiste, por ndoshta vijimi i një ideje të tillë, që gjithsesi është ende e pakuptueshme, sepse është akoma e pasqaruar, mund të çojë jo më përtej se sa zbehja e asaj që ende quhet Partia Socialiste.
Të mohosh çka është bërë në Shqipëri për 18 vjet është absurde. Ka vend për kritika, ashtu si ka dhe vend për akuza e ndoshta për më tepër. Por jo për të mohuar gjithçka. Madje sado ekstremist i majtë të jesh, Berishës mund t’i shtrëngosh dorën, sepse për herë të parë në dhjetëra vjet ka pasur për disa muaj rresht energji elektrike për 24 orë. Nuk duhet mohuar, sado ekstremist i djathtë të jesh, puna e qeverive socialiste. Sepse nëse e bën këtë, duhet të mohosh edhe punën në Bashkinë e Tiranës, fitoret e së cilës kanë ardhur pikërisht nga mbështetja pa kursim e këtyre qeverive socialiste dhe e atyre anëtarëve e simpatizantëve, të cilëve sot u kërkohet të shohin “përtej së majtës dhe të djathtës”.
Por sërish lind pyetja e bezdisshme: çfarë ka “përtej së majtës dhe të djathtës”? Mos vallë pronarët e tokave duhet të shkrihen me “argatët”? Industrialistët dhe sipërmarrësit të bëhen një me punëtorët? Ndërtuesit të hanë në një çanak me muratorët? Sa për sqarim, Partia Socialiste mbron pikërisht “argatët”, punëtorët, muratorët; shtresat e ulëta dhe të mesme, ndërsa Partia Demokratike përfaqëson interesat e pronarëve, sipërmarrësve e industrialistëve. Kjo është të paktën në letër, por edhe në shumë veprime të dy partive në kohën kur kanë qenë respektivisht në pushtet. Dhe më se e natyrshme që secila (si në çdo vend të botës) mbështetet tek grupet e veta të interesit. Pra, dihet se ç’përfaqëson e majta dhe e djathta në Shqipëri. Çfarë është përfaqësimi me “përtej” ende mbetet për t’u sqaruar. Sepse pas kësaj lind edhe pyetja: kush do ta përfaqësojë “të përtejmen”? Rama vazhdon ende të jetë kryetar i Partisë Socialiste. Nëse i mbahet idesë “së të përtejshmes” ose duhet t’i ndërrojë emrin partisë, ose duhet t’i bashkëngjitet ndonjë lëvizjeje të dalë nga një lëvizje, e cila edhe ajo predikon “të përtejshmen”. Nuk mund të jesh kryetar i një partie të majtë, me grupe interesi të përcaktuara qartë për të mbrojtur, dhe t’u kërkosh që të sakrifikojnë pikërisht interesat e tyre për “të mirën e epërt” që gjithsesi është e patrajtë dhe e paformë. Kjo e “mira e epërt” që vjen pas “të përtejshmes” të ngjall ca dyshime. Sepse “mbi të djathtën dhe të majtën” e kanë përdorur presidentët, madje edhe mbretërit, por “përtej të majtës dhe të djathtës”…
Ky lloj deliri është i papranueshëm. Duhet të jetë i papranueshëm fillimisht nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Ramës. Ata që kanë themeluar Partinë Socialiste dhe që e kanë dashur dikur me zemër atë. Sepse këto premtime që jepen në erë, përafrojnë pak a shumë me ato që u janë dhënë pensionistëve të Tiranës. Pasi pinë kafen e mëngjesit me 30 lekë nja dy herë, u detyruan të pranojnë biletën e urbanit me po të njëjtin çmim (ata janë përdoruesit më të rregullt). “Përtej të majtës dhe të djathtës” nuk duket se sjell më pranë zhvillimin e Shqipërisë, por kyçjen e saj në një lloj të re diktature; nga mosnjohja e partive, në bërjen një të tyre, ose me një fjalë, zhdukjen e demokracisë, proces që tashmë ka nisur prej ndryshimit forcërisht të Kushtetutës. Shqiptarët në fakt s’kanë nevojë të marrin dylbi, duke u munduar të shohin “përtej të majtës dhe të djathtës”. Mjafton të shohin përtej Ramës dhe Berishës.