E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, miting me gratë dhe nënat e Laçit



“Nëna është planeti blu”, - tha Jozefina Topalli gjatë një mitingu me gratë dhe nënat e qytetit të Laçit. “Është blu, ashtu si e shoh këtë shesh sot këtu. Është blu si i shoh të gjitha sheshet e Shqipërisë. Kësaj radhe vota e nënave dhe e vajzave do të thellojë fitoren e Partisë Demokratike. E gjithë Shqipëria është përfshirë nga atmosfera e fitores së Partisë Demokratike. Kjo atmosferë ishte e jashtëzakonshme edhe në sheshin e Laçit, i pushtuar si kurrë më parë nga zonjat, nënat dhe vajzat. Edhe nga ky shesh, nënat dhe të rejat demokrate i bënë jehonë mbështetjes së plotë për Partinë Demokratike. Me fëmijët në krahë dhe sytë e mbushur me shpresë ato përgatiten për triumfin e madh të projektit europian të Shqipërisë, projekt ku ato shohin të ardhmen e sigurt për familjet dhe fëmijët e tyre. Duke votuar numrin 10, ato do të regjistrohen si votueset e para bashkë me të rinjtë e të rejat, fqinjët dhe mikeshat, duke u shndërruar në lajmëtaret e para të fitores më 28 qershor”, - është shprehur Topalli në këtë takim.

26 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›