E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkohet diplomati i arrestuar Agim Haxhiu, ish-gazetari i TemA-s, Gazetës Shqiptare dhe ATSH-së

Policia turke dyshohet se ka vënë në pranga një zyrtar të lartë i ambasadës Shqiptare në Shkup, për trafikim droge. Agim Haxhiu me detyrë zëvendëssekretar i ambasadës dyshohet se është kapur me një sasi prej 65 kilogram heroinë në Turqi. Arrestimit mësohet të jetë kryer nga policia e Stambollit më datë 2 maj, kur Haxhiu ndodhej në një makinë me targa diplomatike në Stamboll, ku dyshohet se është gjetur dhe sasia e drogës. Policia e Shtetit ka bërë të ditur se nuk disponon informacione në lidhje me arrestimin e diplomatit. Autoritetet shtetërore ende s’e kanë konfirmuar arrestimin, por Ministria e Jashtme, me anë të një deklarate për shtyp lëshuar ditën e sotme ka bërë të ditur se diplomati është liruara nga detyra. “Ministria e Punëve të Jashtme bën të ditur se Agim Haxhiu, ish-Sekretar i dytë pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, me motivin për braktisje të pajustifikueshme të detyrës që nga data 1 maj deri me datë 6 maj 2009, është liruar nga detyra me urdhër të Ministrit të Punëve të Jashtme. Ky vendim si dhe heqja e çdo privilegji dhe imuniteti diplomatik është bërë e ditur edhe zyrtarisht edhe palës maqedonase, si vend ku ishte i akredituar Haxhiu” thuhej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme lëshuar sot në mesditë. Haxhiu ka punuar prej vitesh në profesionin e gazetarit, për disa media, si gazetat “Tema” e “Gazeta Shqiptare”, para se të kalonte më pas në ATSH në në 2006 edhe në shërbimin diplomatik, sipas një procedure normale emërimi nga ministri i atëhershëm, Besnik Mustafaj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›