Kushëriri i Lul Berishës: U qëlluam nga një meso burrë
20/07/2010 Isuf Morina, tregoi se si autori u fsheh prapa tre grave dhe më pas qëlloi me pistoletë
Altin Olloni: “Për këtë ngjarje po më kalbni në burg, ma morët jetën”
TIRANE- Djali i hallës së të pandehurit Lulzim Berisha, është paraqitur dje para trupit gjykues ku ka dëshmuar lidhur me atentatin e 5 majit 2005, ku është plagosur ai, kushëriri i tij, Lulzim Berisha dhe shoku Kujtim Haxhia. Para gjykatës dëshmitari Isuf Morina ka treguar se një person i vetëm ka qëlluar në drejtim të tavolinës disa herë me pistoletë dhe për pasojë ai ka mbetur i plagosur së bashku me dy personat e sipërcituar. “Kemi qënë duke pirë kafe në lokalin “Cerra una Volta” që ishte në pronësi të Lulzim Berishës. Duke biseduar jemi qëlluar disa herë me armë. Kur jam rëzuar në tokë vura re se në drejtimin tonë po qëllonte një meso burrë, të cilin unë nuk munda ta identifikoj. Personi që qëllonte ishte fshehur prapa tre grave, dhe prej atij pozicioni hapi zjar me pistoletë. Lidhur me këtë ngjarje kam folur me Lulin, por edhe ai nuk e dinte se kush ishin autorët e vërtetët”-shprehet në dëshminë e tij shtetasi Isuf Morina. Për të sqaruar pozicionin e tij, i pandehuri Altin Olloni që akuzohet nga prokuroria për plagosjen e Lulzim Berishës ka pyetur dëshmitarin nëse ai e njihte apo jo atë. Pyetja e tij nuk është pranuar nga gjyqtari Guri Brahimllari, çka ka sjellë një debat mes avokatëve mbrojtës dhe gjykatës. Brahimllari e argumentoi rëzimin e pyetjes së Ollonit me faktin se procesi nuk ka hyrë ende në njohjen e dëshmitarëve me të pandehurit, mirëpo këtij pretendimi i është kundërpërgjigjur ashpër Altin Olloni i cili është shprehur se vetëm për këtë ngjarje po kalbet në burg dhe se prokuroria po ja mer gjithë jetën. Ndërkohë që një tjetër dëshmitar me emrin Kujtim Haxhia, i cili është plagosur në këtë ngjarje është shprehur se nuk ka parë asnjë nga autorët që e kanë qëlluar. “Atë ditë unë kam marë në trup 3 plumba dhe menjëherë kam rënë pa ndjenja. Pasi më çuan në spital jam zgjuar por që atëherë e deri tani nuk jam interesuar se kush na qëlloi”- tregoi Haxhia. I pyetur nga i pandehuri Lulzim Berisha nëse e njihte shtetasin Selim Pëllumbin, dëshmitari ka treguar se e njeh, madje ka shtuar se pëllumbi ditën e ngjarjes ka qënë në lokal ngjitur me tavolinën e tyre. Lidhur me këtë fakt, avokatët mbrojtës kanë kërkuar thirjen e tij si dëshmitar por kërkesa është kundërshtuar nga prokuroria. E. Qyno
Pranga Sajmir Bitrit
Në seacën e djeshme është arrestuar dëshmitari i tretë, për akuzën e dëshmisë së remë. Personi i shoqëruar në polici quhet Sajmir Bitri, i cili ishte thirur nga prokuroria për të treguar disa rrethana mbi atentatin që ju kryer të pandehurit Lulzim Berisha. Në kundërshtim me thëniet që ai kishte pohuar në procesverbal, Sajmir Bitri ka ndryshuar dëshminë e tij, çka ka sjellë edhe reagimin e prokurorisë e cila urdhëroi ndalimin e menjëhershëm.
Dëshmitari Alit Duka
Shitësi i makinave në rrugën “Myslym Shyri”, ka dëshmuar dje para gjykatës ku ka sqaruar një moment kur dy persona, anëtarë të Bandës së Durrësit kanë shkuar tek automjetet e tij dhe njëri pas tjetrit kanë blerë dy makina një të tipi Ford Fiesta dhe një tjetër tip “Golf”. Duka tha se automjetet janë shitur pa kontratë dhe pa bërë asnjë lloj pazari me blerësit. Ai ka shtuar se eurot, kanë qënë të së njëjtës prerje.