E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli në Librazhd për 7-8 Marsin



Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë turit të saj "Gratë për gratë" zgjodhi qytetin e Librazhdit për të uruar festën e 7-8 Marsit. Ajo është pritur nga gra, mësuese e nxënës të qytetit. Kryetarja e Kuvendit u shprehu mirënjohjen dhe u uroi suksese të gjithë pjesëmarrësve. “Më lejoni që në emrin tuaj të falënderoj çdo mësues e mësuese të pranishëm dhe t’u uroj gëzuar 7-8 Marsin. Unë ju uroj shumë suksese dhe ju falënderoj për punën tuaj”, - është shprehur Topalli. Gjatë vizitës së saj, kryetarja bëri një homazh në memorialin e ngritur në kujtim të poetëve të pushkatuar Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Ata janë dy poetë të pushkatuar nga regjimi komunist për fjalën e lirë në moshën 22-vjeçare. Në mbyllje të këtij takimi, kryetarja e Kuvendit falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për këtë pritje shumë të dashur dhe shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë mësuesit.

Presidenti Topi: “Do të dekretoj menjëherë ministrin e ri”

Presidenti i Republikës është shprehur dje për gazetarët, pas një vizite në Muzeun Historik Kombëtar, se do të dekretojë menjëherë emërimin e ministrit të ri të Kulturës. “Kam dëgjuar për emërimin e zotit Ardian Turku. Në linjë zyrtare, propozimi ende nuk ka arritur në Presidencë, por paraprakisht mund të them që e vlerësoj personalitetin e z. Turku dhe, pa pikë mëdyshjeje, duke e njohur nga afër dhe aktivitetin e tij, personalitetin e tij, ai do të dekretohet në momentin më të parë që do të arrijë propozimi në zyrën time”, - është shprehur Presidenti Topi, ndërsa ka bërë të ditur se nuk është menduar gjatë për firmosjen e dekretit për shkarkimin e ish-ministrit Pango, i cili u përfshi në një skandal seksual. “Ju siguroj që me të ardhur në tryezë propozimi i Kryeministrit, nuk kanë kaluar shumë minuta dhe unë kam dekretuar shkarkimin, veprim që flet qartë”, - është shprehur Topi.

7 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›