Temp e larta, Min. Bujqësisë shton kontrollet
Ministria e Bujqësisë nis kontrollet në të gjitha baret dhe restorantet në zonat turistike, me qëllim shmangien e helmimeve, për shkak të rritjes së temperaturave. Vëmendje do u kushtohet produkteve sensitive.
TIRANE- Rritja e temperaturave shton rrezikun e helmimeve nga ushqimet, veçanërisht për produktet sensitive për stinën e verës si akulloret dhe akulli. Ministria e Bujqësisë ka nisur kontrollet në të gjitha baret dhe restorantet e zonave bregdetare si dhe në pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë të artikujve ushqimorë.
Drejtoresha e Sigurisë Ushqimore, Valbona Paluka shpjegon se vëmendje e veçantë do t’u kushtohet produkteve sensitive, si ato shtazore, akullit dhe akulloreve.
“Ky kontroll konsiston në të gjithë vendet turistike, në të gjithë rrjetin e tregtimit të gastronomisë, bar-restorante, të pikave të tregtimit, ashtu sikurse edhe magazinave të mëdha të tregtimit me shumicë të subjekteve prodhuese. Sidomos produktet më sensitive siç janë produktet me origjinë shtazore. Mbeten nën kontroll dhe frigoriferët si dhe pikat e prodhimit dhe të tregtimit të akullores dhe akullit”- tha Paluka.
Por kontrollet nuk mund të jenë zgjidhje për të gjitha rastet, për këtë arsye ekspertët e ministrisë së Bujqësisë i bëjnë apel konsumatorëve që të tregojnë kujdes dhe të mos blejnë ushqime të pa kontrolluara që shiten në rrugë dhe që rrezikojnë shëndetin e tyre. (a.r/news24/balkanweb)