E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli në mbledhjen e Unionit në OKB

 

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, është nisur dje për në Nju Jork të SHBA-së, ku është e ftuar të marrë pjesë në një prej takimeve më të rëndësishme të Unionit Ndërparlamentar në pallatin e OKB-së. Kjo konferencë do të përbëjë takimin e dytë të Komitetit Përgatitor për Konferencën e Tretë Botërore të kryetarëve të parlamenteve, që pritet të mbahet në vitin 2010. Topalli është e para Kryetare e Kuvendit nga Shqipëria, që bëhet pjesë e këtij komiteti të ngushtë prej rreth 20 kryetarë parlamentesh, të përzgjedhur prej 186 anëtarëve të IPU-së. Dinamizimi i rolit të parlamenteve në sfidat botërore, prioritetet e Kombeve të Bashkuara, kriza financiare globale, forcimi i bashkëpunimit të parlamenteve mes tyre dhe Kombeve të Bashkuara, strategjitë e ardhshme politike dhe ekonomike ndërparlamentare, ndryshimet klimaterike, do të jenë temat qendrore të diskutimeve të Konferencës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›