Topi, takime me Papën e Berluskonin
Presidenti Bamir Topi ftoi dje në Tiranë Papa Benediktin për të vizituar Shqipërinë. Kreu i Shtetit u takua me Atin e Shenjtë gjatë gjatë Samitit Botëror të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë së OKB-së, (FAO) i cili po zhvillohen punimet e tij mbi “Sigurinë e Ushqimit” në Romë. “Në emër edhe të mbarë popullit shqiptar, Presidenti Topi e ftoi Atin e Shenjtë, Papën Benedikt XVI që të vizitojë vendin tonë, ftesë e cila u mirëprit me shumë kënaqësi nga Shenjtëria e Tij dhe kjo vizitë mbetet për t’u realizuar në një kohë të përshtatshme”, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës. Kreu i shtetit u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, me Drejtorin e Përgjithshëm të FAO-s, Zhak Diuf dhe Kryeministrin italian Silvio Berluskoni, me të cilin bisedoi për situatën dhe bashkëpunimin rajonal si dhe për marrëdhëniet dypalëshe.