E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli organizon një konferencë për integrimin e vendit në NATO dhe BE



Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, organizon ditën e hënë dhe të martë një konferencë me temën: “Karta e Adriatikut, Integrimi Euroatlantik dhe Sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor”. Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm delegacionet e Parlamenteve të Shqipërisë, Bosnjës, Kroacisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Po kështu do të marrin pjesë dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryeministri Sali Berisha, sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, David Hobs, ambasadorë të akredituar në Tiranë, ministra shqiptarë dhe deputetë të ftuar nga Kuvendi i Kosovës. Konferenca do të theksojë vendosmërinë e parlamenteve të vendeve pjesëmarrëse për të siguruar burimet e nevojshme që kërkon mbrojtja, për të zbatuar reformat ushtarake, të cilat u mundësojnë vendeve përkatëse të bashkëveprojnë me forcat e NATO-s, të përmirësojnë bashkëpunimin ndërkufitar, të bashkërendojnë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, trafikut të armëve, të lëndëve narkotike, të qenieve njerëzore, tregtisë së paligjshme dhe formave të tjera të krimit ndërshtetëror, duke miratuar ligje të nevojshme.

21 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›