Euro zbret në 139 lekë, rritet dollari
TIRANE- Monedha e përbashkët europiane u kuotua sot, ditën e parë të muajit dhjetor, brenda pak orëve në vlerën e 139 lekëve, për herë të parë në disa javë, duke reflektuar dobësimin e përgjithshëm të kësaj monedhe në tregun ndërkombëtar.
Sipas kursit fiks të Bankës së Shqipërisë, euro u kuotua në 139.12 lekë, 71 qindarka më pak se javën e kaluar. Ndërsa dollari u kuotua në 104 lekë, 40 qindarka më lirë se sa të premten e kaluar, duke shënuar një ditë pozitive për monedhën kombëtare lek.
Sipas ekspertëve të fushës, Euro u dobësua gjatë ditëve të fundit në tregun ndërkombëtar si pasojë e krizës së borxheve të disa vendeve anëtare të BE-së. Përballë zhvillimeve të parashikuara ekonomike në vendet e BE-së, ekspertët shprehen skeptik mbi "sjelljet" e euros në tregun e këmbimit valutor në vend.
Ndërkohë që në muajin nëntor, euro u këmbye mesatarisht në kuotën 140.97 lekë, me një rritje të lehtë kundrejt tetorit, kur u kuotua në 140.81 lekë. Gjatë nëntorit dollari u kuotua mesatarisht në 104.50 lekë.
(m.a/ata/BalkanWeb)