Dita Botërore kundër AIDS- ISHP: 478 të prekur në Shqipëri, 24 janë fëmijë
Tiranë- Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur sot në Ditën Botërore të Luftës kundër HIV/AIDS, se për vitin 2011 në vendin tonë janë indetifikuar 65 persona të prekur nga virusi HIV, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 478.
Sipas të dhënave nga ISHP ja në total janë prekur 335 meshkuj dhe 143 femra, nga të cilët 24 fëmijë nën 15 vjeç. Gjithashtu bëhet e ditur se 95% e rasteve e kanë marrë virusin nga rrugët seksuale.
Nga këta persona vetëm 161 të infektuar po ndjekin rregullisht terapi në QSUT, nga të cilët 14 fëmijë. Ndërkohë nga HIV/AIDS kanë humbur jetën 92 persona.
Në Ditën Botërore të Luftës kundër HIV/AIDS, pritet të organizohen disa aktivitete me qëllim sensibilizimin e shoqërisë.
Shkrime të tjera me interes: