E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Bashkëpunim polici-prokurori për krimin e organizuar

TIRANË- Kreu i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth ka deklaruar sot se, krimi i organizuar përbën kërcënim për shoqërinë dhe lufta ndaj tij nuk mund të jetë e suksesshme nëse nuk ka një bashkëpunim të fortë polici-prokurori. Këtë deklaratë Wollfarth e ka bërë gjatë ceremonisë së dorëzimit disa pajisjeve teknike për Policinë e Shtetit në luftë kundër krimit.

"Krimi i organizuar përbën kërcënim për shoqërinë shqiptare, por në aspekt me të gjerë ai ka pasoja serioze edhe për vendet e tjera të Evropës dhe më tej dhe për këtë arsye hapat e marra në këtë fushë janë një shërbim i rëndësishëm partneriteti në Evropën vazhdimisht në rritje", tha ai.

Wollfarth ka nënvizuar gjithashtu se është vënë re progres në punën e policisë, por një gjë e tillë duhet të vazhdojë. I pranishëm në ceremoni ishte dhe Drejtori i Përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›