Vdes në minierë mekaniku 44-vjeçar
Një punonjës i minierës së Bulqizës ka gjetur vdekjen dje sapo ka dalë nga galeritë e nëntokës. Sipas burimeve nga spitali i qytetit të minatorëve, një goditje infarkti ka qenë fatale për 44-vjeçarin Enver Karaj. Në momentin e goditjes nga infarkti Karaj ka qenë në punë. Sipas shokëve të turnit, ai ka ndier shqetësime të forta në zemër dhe është dërguar menjëherë në spital, por për fat të keq nuk ka mundur të mbijetojë.
Sipas mjekëve të spitalit të qytetit të Bulqizës bëhet e ditur se vdekja ka ardhur për shkak të një ataku kardiak, shenjat e të cilit kane nisur gjatë kohës kur minatori ndodhej në galeri. Viktima punonte si përgjegjës i mekanikes të nëntokës në galeritë e minierës që administrohet nga firma ACR. Lajmi për vdekjen e minatorit u përhap rrufeshëm dje në qytetin e Bulqizës, ku gjatë dy viteve të fundit kanë gjetur vdekjen në galeri 15 minatorë. Por vdekja e 44-vjeçarit Karaj konfirmohet se ndodhi për shkaqe natyrore, megjithëse nuk përjashtohet mundësia që problemet shëndetësore të jenë shkaktuar nga puna në kushte të vështira në thellësi të tokës.