Pritet votimi javën e ardhshme
Autori i Lajmit: red.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shtatë anëtarë do të jetë funksional muajin e ardhshëm, nëse kodi i ri do të miratohen në variantin aktual. Sipas tij, ky institucion duhet të fillojë punë brenda 30 ditëve nga miratimi i ligjit zgjedhor, në një kohë kur burimet nga Kuvendi përcaktojnë të enjten e ardhshme si ditën e votimit. Por 7 anëtarët e rinj që do të propozohen nga legjislativi pritet të përshtjellojnë dhe më situatën brenda tij. Nëse për 5 komisionerët e dy partive të mëdha nuk do të ketë nevojë për kompromise, do të jetë ndryshe për 2 të tjerët. Sipas formulës zgjedhore, që një parti e vogël të ketë të garantuar fitoren e kandidaturës së saj, duhet të sigurojë një mbështetje sa më të gjërë, pra detyrimisht të jetë në koalicion me të mëdhenjtë. Po sipas kësaj llogjike, shkojnë për votim në Parlament kandidatët që kanë marrë më tepër firma mbështetëse brenda Parlamentit, përfshirë këtu dhe ato të deputetëve socialistë dhe demokratë. Një nga arsyet kjo, e grevës së LSI, e cila u ndje e rrezikuar dhe e përjashtuar pas përplasjeve me selinë rozë. Në po të njëjtën situatë ndodhet dhe PDK, marrëdhëniet e së cilës me Partinë Demokratike pësuan një krizë të thellë që pas shkarkimit të Nard Ndokës nga kreu i dikasterit të Shëndetësisë.
Ky lajm është publikuar: 15/11/2008